Sulmuesi i Leicester City, Jamie Vardy është akuzuar nga Federata e Futbollit në Angli për sjellje të pahijshme në ndeshjen ndaj West Ham United, kur u përjashtua me karton të kuq.
Për më tepër FA ka akuzuar edhe futbollistët tjerë të skuadrës së Ranierit për humbje të kontrollit në minutën e 83-të kur në favor të mysafirëve u akordua një penalti.
Së bashku klubi dhe Vardy kanë të drejtë që të kundërpërgjigjen ndaj këtyre akuzave deri më 21 prill, transmeton Klan Kosova.