Mbrëmë Madonna është parë në një restoran luksoz me djalin e saj 15 vjeçar Rocco ku besohet se kanë biseduar për problemet që ata kanë pasur kohëve të fundit.
Mbretëresha e muzikës pop më në fund është bashkuar me djalin e saj javën e kaluar pas një beteje gjyqësore mes saj dhe ish bashkëshortit të saj për kujdestarinë e djalit të saj i cili kishte refuzuar të kthehet të jetojë me nënën e tij, transmeton Klan Kosova.
Por tani të dy janë ribashkuar dhe janë parë duke darkuar së bashku në publik.
Këngëtarja e njohur ka postuar një fotografi nga kjo darkë në rrjetin social ku thuhet “Puthje nga Kulla Firehouse”.
Të dy më pas janë parë në kinema së bashku dhe besohet se tashmë Rocco është rikthyer për të jetuar në shtëpinë e të ëmës së tij në Londër.
Sipas burimeve të afërta me çiftin, Rocco, Guy dhe Madonna janë kthyer në normalitet pas muajve të gjatë të konflikteve dhe mosmarrëveshjeve që kanë pasur.
“Pasi Madonna është kthyer në Londër, gjërat kanë filluar të marrin një kthim për të mirë. Guy ka sjellur Rocco në shtëpinë e të ëmës së tij ndërsa të gjithë janë më të lumtur se që ishin më parë…jeta e tyre po kthehet në normalitet” ka thënë ky burim, transmeton Klan Kosova.
Gjykatësi i çështjës së kujdestarisë së Rocco ka lutur të dy prindërit që të kenë konsideratë dhe të merren vesh për të mirën e djalit të tyre.