Në Kosova Direkt të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova është raportuar nga fshati Sopijë e Suharekës ku pak orë më herët është vrarë një 22 vjeçar ndërsa babai i tij është plagosur.
Komandanti i stacionit policor në Suharekë, Milazim Lumi ka treguar më detajisht për këtë incident.
“Sot në fshatin Sopijë ka ndodhur një vrasje, viktima që është një 22 vjeçar ka arritur pa shenja jete në Spitalin Rajonal ndërsa prindi i tij është plagosur me armë zjarri, për momentin ky i fundit është jashtë rrezikut për jetë”.
Lumi ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19 e 15 ndërsa Policia ka qenë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe deri tani është një i dyshuar, njofton Klan Kosova.
“Është një person i dyshuar , ne jemi dukë bërë bastitsjet dhe hetimin në disa pista, deri tani kemi kryer bastisjet në gjashtë lokacione të ndryshme”.
Ai gjithashtu ka thënë se tentim vjedhja është një prej pistave të mundshme për këtë incident por sipas tij aktualisht ka edhe pista të tjera të hapura në këtë rast.