Drejtori sportiv i Borussia Monchengladbach, Max Eberl ka lënë të kuptohet se Granit Xhaka mund të largohet nga klubi në fund të sezonit.
Xhaka është bërë pjesë e rëndësishme e skuadrës që nga arritja e tij nga Basel në vitin 2012, por vazhdimisht është i lidhur me një largim.
Disa klube të Premierligës si Arsenali, Liverpooli dhe Chelsea kanë shprehur interesimin për shërbimet e tij.
“Kemi humbur lojtarë si Reus dhe Ter Stegen, Kruse dhe Kramer. Në verë mund të largohet edhe Xhaka”.
“Ne duhet të jemi të kujdesshëm me blerjet dhe shitjet”.