Janë vetëm një muaj në pyetje e kënga “Dashni” e Majkit ka arritur shifrën e mbi 9 milionë shikimeve në youtube.
Ky projekt lirisht mund të cilësohet si një sukses tjetër i madh i këngëtarit tashmë të shumë pëlqyer nga publiku shqiptar për mënyrën e këndimit të tij.
Majki, këtë këngë e solli me një frymë e stil ndryshe e që shumë e kanë quajtur edhe stil francez. njofton Klan Kosova.
Këngëtari vitin që e lam pas ishte njëri ndër më të dëgjuarit e poashtu ndër më të kërkuarit pas hitit të madh që emrin e kishte “Sjena Mo” e që ishte në bashkëpunim me njëri nga reperët më të pëlqyer në vend, Getoar Selimin.
Megjithatë, Majki ka treguar se projekte të reja të tilla si “Dashni” janë në rrugë dhe do të publikohen shumë shpejt, e deri atëherë projekti i fundit i këngëtarit do të jetë duke u dëgjuar ende.