Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Krasniqi: Shteti është i kapur, ndaj qytetarët s’rrinë dot të qetë

$
0
0

Frashër Krasniqi, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se vet Qeveria e Kosovës ka manipuluar opinionin për muaj të tërë, kinse marrëveshjet janë në përputhje me Kushtetutën, njofton Klan Kosova.

“Nuk e kemi gjykuar vetëm ne Zajednicën por e ka gjykuar Gjykata Kushtetuese”.

“Është vetë shefi juaj që ka deklaruar se marrëveshja është në përputhje të plotë me Kushtetuten”.

“Gjykata Kushtetuese e ka treguar se ëshë shkelur karakteri multietnik i vendit”.

“Këta janë njerëz që na kanë manipuluar me muaj të tërë, këta janë atë që nënshkruajnë marrëveshje me Serbinë ku i falin Serbisë 2/3 e territorit”.

Krasniqi më tutje ka theksuar se Qeveria e ka kapur shtetin në atë mënyrë që ka detyruar qytetarët të ikin nga vendi, duke mos parë më të ardhme në Kosovë.

“Ju jeni ata që i punësoni njerëzit në borde, që iu jepni tenderë djemve të juaj. Nuk ka gjykatës që i arreston për korrupsion.

“Ju e keni kapur të gjithë sistemin e drejtësisë”.

“E keni sjellë Kosovën në gjendje të mjerë që 100 mijë qytetarë të ikin nga Kosova, e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje të mjerueshme dhe presin që qytetarët të qëndrojnë të qetë”.

“205 mijë njerëz e kanë nënshkruar peticionin dhe Qeveria i ka quajtur injorantë qytetarët e saj. Opozita nuk ka gjuajtur koktej molotovi dhe nëse këta llogarisin që qytetarët të qëndrojnë të qetë e kanë gabim. E keni bërë Kosovën varr masiv”.

klankosova.tv


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>