Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all 38380 articles
Browse latest View live

Kosova vs. Estonia – shansi i fundit për kualifikim

$
0
0

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll sonte po luan ndeshjen vendimtare në parakualifikimet për Botërorin “Kina 2019”, kundër ekipit të Estonisë, njofton Klan Kosova.

Kosovës i nevojitet fitore më mbi pesë pikë në këtë ndeshje për t’u kualifikuar tutje.

Në Pallatin e Rinisë, ku po luhet ndeshja ka një atmosferë impozante dhe salla është e mbushur me tifozë.

Për ta shikuar Kosovën kanë shkuar edhe shumë fytyra të njohura, mes tyre edhe shumë politikanë.

Kujtojmë se Kosova ndeshjen e parë me Estonin e ka humbur.

Image may contain: 1 person, basketball court

klankosova.tv


“Kompromisi politik – zgjidhja e vetme për Kosovën”

$
0
0

Liderët e partive politike në Kosovë duhet të kenë vullnet për të gjetur kompromis për të dalë nga kriza, në të cilën është futur vendi pas zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, thonë analistë të çështjeve politike, shkruan Radio Europa e Lirë.

Kuvendi i Kosovës, edhe pse ka mbajtur më shumë se katër vazhdime të seancës konstituive, nuk ka arritur ende të zgjedhë kryeparlamentarin dhe nënkryetarët.

Nga kjo situatë e brishtë politike, në të cilën është futur vendi sipas analistëve po pësojnë proceset zhvillimore dhe qytetarët e Kosovës. Këta të fundit në një anketë të bërë nga Radio Evropa e Lirë shprehen të shqetësuar për situatën aktuale politike në vend.

Analisti nga Instituti Demokratik i Kosovës, Albert Krasniqi, thotë për Radion Evropa e Lirë, se nëse vetëm ka vullnet për të pasur kompromis ndërmjet partive politike të përfaqësuar në Kuvend, këto kompromise janë të shumta.

“Janë dy veprime të nevojshme për të zhbllokuar situatën aktuale politike. E para është që koalicioni PAN të dalë me një kandidat tjetër që është i pranuar për shumicën parlamentare, jo me Kadri Veselin (kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës), i cili nuk po gjen mbështetje, ky do të ishte kompromisi i parë që do ta zhbllokonte situatën”.

“Kompromisi i dytë është që partitë tjera si Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LAA ta votojnë Kadri Veselin për kryeparlamentar. Opsione tjera për momentin nuk ka në shqyrtim. Kjo do të ishte një zgjidhje e shpejtë ”, thekson Krasniqi.

Shkrimi i plotë në Radio Europa e Lirë.

klankosova.tv

Zjarr në Voskopojë, vendi mbulohet nga tymi

$
0
0

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në Voskopojë, duke u mbuluar e gjithë zona nga tymi.

Banorët bëjnë apel për ndërhyrje.

Bëhet me dije se janë djegur hapësira të mëdha me pisha./syri.net

Bella seksi në paraqitjen e fundit (FOTO)

$
0
0

Bella Thorne ka shfaqur format e saj trupore e veshur me rroba banje, në fotografitë e fundit, transmeton Klan Kosova.

Aktorja 19-vjeçare së fundmi ishte në festivalin e “Billboard Hot 100” në Jonas Beach për të parë nga afër performancën e të dashurit të saj Blackbear.

Nëse nuk e keni ditur, Bella dhe Blackbear u paraqitën së bashku në tepihun e kuq javën e kaluar në “Teen Choice Awards”.

bella thorne shows off body in bikini 053943751bella thorne shows off body in bikini 053943751

Flet aktorja e njohur që i shpëtoi sulmit në Barcelonë

$
0
0

Aktorja Laila Rouass ishte në Barcelonë kur ndodhi sulmi terrorist nga i cili mbetën të vdekur 13 persona dhe më shumë se 100 u plagosën, pasi një burrë me një furgon përplasi turmën e njerëzve në rrugën turistike Las RamblaS,  transmeton Klan Kosova.

Aktorja ishte për pushime në qytet. Ajo tregoi përvojën e saj me anë të disa postimeve që ka bërë në Twitter.

“Në mes të sulmit” filloi ajo.

“Fshehja në një frigorifer të restorantit, ka ndodhur kaq shpejt”.

Laila tha se ajo dëgjoi të shtëna armësh derisa ishte brenda restorantit pranë Las Ramblas.

Ajo udhëtoi drejt Barcelonës me vajzën e saj 10-vjeçare Inez Khan për një pushim të shkurtër. aktorja s’ka bërë asnjë postim tjetër që nga e enjtja në mbrëmje.

Laila Rouass

Publikohet “LOLO” nga Lindon (VIDEO)

$
0
0

Është publikuar kënga e re e Lindonit, njofton Klan Kosova.

“LOLO” quhet projekti më i ri që këngëtari e sjellë me videklip.

Muzika për këtë këngë është punuar nga Cricket, derisa për tekstin është kujdesur vetë këngëtari. Klipin e ka realizuar Imagine.

A e keni vërejtur këtë gjë tek pemët? (FOTO)

$
0
0

Nëse shikoni lart pemëve, mund të vëreni një fenomen unik: degët e larta nuk preken me njëra-tjetrën.

Ndonjëherë mund të ndodhë kur degët e pemëve përplasen më njëra-tjetrën për shkak të erërave të forta, transmeton Klan Kosova.

Cilado qoftë arsyeja që qëndron pas këtij fenomeni interesant, një gjë është e qartë: kjo është një mrekulli!

Crown Shyness Tree Photography Tree Canopy

Crown Shyness TreesCrown Shyness Tree Photography Tree CanopyCrown Shyness Tree Photography Tree Canopy

Politikani serb: Marrëveshjen me Kosovën ua kemi borxh fëmijëve tanë

$
0
0

Lideri i Parisë Liberale Demokratike në Serbi, Çeodmir Jovanoviq, ka ripërsëritur qëndrimet e tij se Serbia duhet të bëjë një marrëveshje përfundimtare me Kosovën.

Ai ka deklaruar se një marrëveshje e tillë është e nevojshme, por edhe e mundshme, njofton Klan Kosova.

“Marrëveshja për Kosovën është e nevojshme dhe e mundur, këtë të paktën ua kemi borxh fëmijëve tanë”, ka deklaruar Jovanoviq.

klankosova.tv

 


Kjo është sasia e proteinave që ju duhet në një ditë

$
0
0

Proteina është bazike për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e muskujve dhe në të mbajturit ngopur pas ngrënies.

Por, që ta zbuloni se sa proteinë ju duhen në ditë, Business Insider ka folur me Lisa Sasson, profesoreshë e vlerave ushqyese në Universitetin e New York.

Sasson tha se është një ekuacion i thjeshtë që mund ta përdorni për ta zbuluar se sa duhet të hani çdo ditë.

Ajo që duhet të bëni është që ta konvertoni peshën tuaj në kilogramë dhe ta shumëzoni atë.

Bazuar në këtë, një njeri që peshon rreth 68 kilogramë nevojitet që të konsumojë 55 gram proteina në ditë, transmeton albeu, përcjellë Klan Kosova.

Selena bën selfie me fansat (FOTO)

$
0
0

Selena Gomez ndaloi pak për të bërë një selfie me një fans derisa ishte duke dalë nga kinemaja ArcLight të shtunën në Los Angeles, transmeton Klan Kosova.

Këngëtarja 25-vjeçare nuk ngurroi të kaloi pak kohë me disa prej fansave të saj të cilët po e prisnin për t’u fotografuar.

Selena kishte të veshur një fund të kuq të cilin e kishte kombinuar me një bluzë të zezë.

selena gomez arclight q a 023943743

selena gomez arclight q a 023943743

Nëse AKR do ta mbështes PAN-in, Labi do të jetë kandidat i përbashkët për Ferizajn?

$
0
0

Nëse Aleanca Kosova e Re do të bëhet pjesë e koalicionit PAN dhe do ta formojnë qeverinë së bashku, atëherë Labinot Tahiri do të dalë si kandidat i AKR-së dhe i PAN-it për kryetar të Ferizajt në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor, njofton klankosova.tv.

Sipas burimeve të Klanit, një nga kushtet e AKR-së për PAN-in është që Labi të jetë kandidati i vetëm për kryetar komune i Aleancës Kosova e Re, Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.

Nëse nuk e ka këtë përkrahje, sipas burimit, Tahiri ka thënë se nuk do të garojë fare për kryetar të Ferizajt – që në fakt ishte edhe synimi fillestar i këngëtarit për t’i hyrë politikës.

Ndërsa, po që se nuk arrihet marrëveshje në mes të PAN e AKR-së, në vend të Labit, që do të vazhdojë si deputet i AKR-së, për kryetar komune nga kjo parti pritet të garojë, Amir Rexhepi, sekretari i Aleancës Kosova e Re.

Por, Tahiri me anë të një postimi në Facebook, ka mohuar që ndonjëherë të jetë diskutuar ky kusht mes AKR-së e PAN-it.

“Unë nëse dal për kryetar, dal vetëm në radhët e AKR-së”, shkruan Labi.

“Asnjëherë s’është diskutuar ky kusht. Dhe për ne nuk vjen në shprehje interesi personal, në krahasim siç është interesi Shtetit. Pra, për ne, primare janë interesat shtetërore. AKR-ja e ka dëshmuar edhe më herët”.

“Të gjitha partitë politike, garojnë të vetme, cilatdo qofshin ato. Pastaj, as Sekretari i degës sonë në Ferizaj, Z. Amir Rexhepi nuk është i nominuar. Sot ne kemi mbajtur kuvendin e partisë dhe aty janë diskutuar mundësitë për të dalë vendi nga kriza, kaq. Ne kemi kryesinë dhe Presidentin, dhe tanimë gjithçka do të ecën për së mbari”.

klankosova.tv

 

 

Arrestohen dy shqiptarë në Kakavijë

$
0
0

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në doganën e Kakavijës. Njëri nga shqiptarët është arrestuar, pasi ka tentuar të kalojë nga Greqia për në Shqipëri 32.560 euro të fshehura në bagazhe për të cilat nuk kishte dokument justifikues.

Dogana greke ka mbajtur 25% të shumes si taksë dhe pjesën tjetër e ka sekuestruar deri në justifikimin ligjor të saj, shkruan syri.net.

Ndërkohë shtetasi tjetër shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar pasi po kalonte nga Shqipëria për në Greqi me një automjet, i cili rezulton i vjedhur në Itali.

Chelsea mposht Tottenham-in me golat e Marcos Alonsos (VIDEO)

$
0
0

Pas humbjes në xhiron e parë, kampioni në fuqi Chelsea ka mposhtur rivalin lokal Tottenham Hotspurs me rezultat 2-1, njofton Klan Kosova.

Chelsea kaloi në epërsi me golin e Marcos Alonsos në minutën e 24, por më pas fal një autogoli nga Michy Batshuayi, rezultati u barazu në 1-1, në minutën e 82 të ndeshjes.

Kur u mendua se loja do mbyllej me barazim, Marcos Alonso doli në skenë përsëri duke shënuar edhe golin e dytë dhe të fitores në minutën e 88.

klankosova.tv

Fotografi me “Insomnia” kalon natën duke fotografuar rrugët bosh

$
0
0

Një fotograf i quajtur Marcus Wendt ka bërë një seri fotografish natën nëpër rrugët më të njohura të Azisë si Hong Kong dhe Seoul, transmeton Klan Kosova.

Çdo fotografi hipnotizuese tregon pamjet surreale të qyteteve pas perëndimit të diellit.

Në një udhëtim të fundit në Azi, Wendt e gjeti veten në një situatë tepër të njohur: ai vuante nga “Insomnia” – (pagjumësia). Në vend që të hidhej dhe të kthehet në shtrat gjatë natës, kishte vendosur për të përfituar nga situata dhe për të parë rrethinën e tij në një dritë të re!

I shoqëruar nga kamera e tij, ai u nis në rrugët e Hong-Kongut, në Shenzhen dhe Seoul, për të kapur një koleksion magjepsës me ngjyra neon.

Shikoni fotografitë e mëposhtme:

Cityscape City at Night Asia Travel Ultraviolet Break of Day Marcus Wendt Cityscape City at Night Asia Travel Ultraviolet Break of Day Marcus Wendt Cityscape City at Night Asia Travel Ultraviolet Break of Day Marcus Wendt Cityscape City at Night Asia Travel Ultraviolet Break of Day Marcus Wendt Cityscape City at Night Asia Travel Ultraviolet Break of Day Marcus Wendt Cityscape City at Night Asia Travel Ultraviolet Break of Day Marcus Wendt Cityscape City at Night Asia Travel Ultraviolet Break of Day Marcus Wendt Cityscape City at Night Asia Travel Ultraviolet Break of Day Marcus Wendt Cityscape City at Night Asia Travel Ultraviolet Break of Day Marcus Wendt

Hillary s’ndahet nga nëna e saj (FOTO)

$
0
0

Ndryshe nga të famshmit e tjerë, Hillary Duff vikendet i kalon me nënën e saj!

Këngëtarja dhe aktorja shfrytëzoi llogarinë e saj në Instagram për të publikuar një fotografi ku shihet së bashku me nënën në kuzhinë, transmeton Klan Kosova.

“Shumë prej kujtimeve të mia më të mira, janë në kuzhinë me nënën. E lumtur për këtë kohë me të”, ka shkruar Hillary nën fotografi.


Prishet avioni, pritje të gjata për pelegrinët (VIDEO)

$
0
0

Avioni u prish e kjo bëri që pelegrinët kosovarë që ia kishin mësyrë Arabisë Saudite për të kryer obligimin fetar të Haxhit, të bllokohet në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës për më shumë orë.

Lajmin për këtë e konfirmoi edhe kreu i BIK-ut, Naim Tërrnava, i cili ishte pjesë e udhëtarëve.

Ata përfundimisht u nisën sot në orën 16:30.

Kronikë nga Arbëresha Shpati.

klankosova.tv

 

 

 

 

Ekskluzive: “Është punë e kryer, AKR do ta mbështes PAN-in”

$
0
0

Aleanca Kosova e Re ka vendosur që ta mbështes kandidaturën e koalicionit PAN për kryeparlamentar, Kadri Veselin, e më pas AKR-ja e PAN pritet ta formojnë qeverinë.

Kështu kanë thënë burime të Klan Kosovës brenda Aleancës Kosova e Re.

“Është punë e kryer, AKR-ja do të votojë për PAN-in”, ka thënë ky burim për Klanin.

Të mbahet një qëndrim i tillë është vendosur në Këshillin drejtues të Aleancës Kosova e Re, ku vet anëtarësia e AKR-së, ka kërkuar nga presidenti i partisë, Behgjet Pacolli, që të gjejë zgjidhje për zhbllokimin e situatës politike edhe jashtë Lidhjes Demokratike të Kosovës e Lëvizjes Vetëvendosje.

Por, publikisht AKR-ja ende nuk e ka konfirmuar këtë qëndrim, pos që kanë deklaruar se kanë autorizuar presidentin e tyre që të gjejë zgjidhje për dalje nga situata politike.

Një burim tjetër brenda AKR-së i ka thënë Klanit se një nga pikat e marrëveshjes së AKR-së me PAN-in është që Labinot Tahiri të jetë kandidat i përbashkët i AKR-së e PAN-it për kryetar të komunës së Ferizajt në zgjedhjet lokale të tetorit.

Nëse AKR do ta mbështes PAN-in, Labi do të jetë kandidat i përbashkët për Ferizajn?

klankosova.tv

Linja 1, pa stacione ndalimi (VIDEO)

$
0
0

Rruga Prishtinë – Fushë Kosovë ka mungesë të stacioneve të autobusëve.

Kjo po shkakton vonesa të autobusëve dhe tollovi në trafik. Trafiku Urban thotë se ka kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës të vendosën pritoret, por kjo nuk ndodhi.

Kjo e fundit tha se janë duke caktuar vendet e pastaj do t’i vendosin ato në tërë vendin. E komuna e Fushë Kosovës është gati në finalizimin e projektit për vendosjen e stacioneve.

Kronikë nga Fillojeta Konjuhi.

E ardhmja e kufijve diskutohet në Autostrada Biennale (VIDEO)

$
0
0

Në Prizren po vazhdon të mbahet Bienalja e artit bashkëkohore Autostrada.

Atje sot disa vajza luajtën në një shfaqje role djemsh. Qëllim kishin promovimin e drejtave të grave.

Kronikë nga Enis Reçica.

Vdes komediani i njohur Jerry Lewis

$
0
0

Ylli i komedisë Jerry Lewis, ka vdekur në moshën 91-vjeçare.

Ai ndërroi jetë sot në shtëpinë e tij në Las Vegas, Nevada. Lajmin e ka konfirmuar edhe familja e tij përmes një deklarate, duke thënë: “Legjenda e komedisë Jerry Lewis vdiq sot në mënyrë paqësore për shkaqe natyrore, në rrethin familjar”, transmeton Klan Kosova.

Viewing all 38380 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>