Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all 38422 articles
Browse latest View live

Hahn do që taksa të hiqet (VIDEO)

$
0
0

Taksa ndaj produkteve serbe e boshnjake të cilën e ka vendosë Republika e Kosovës u përmend në Poznan të Polonisë.

Gjatë samitit të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në këtë qytet, komisionari i BE-së, Johanes Hahn, kërkoi që të zgjidhet kjo çështje sa më parë, njofton Klan Kosova.

Përveç kësaj, Hahn gjatë këtij fjalimi, kërkoi që raportet mes fqinjëve të përmirësohen jo vetëm në fushën e tregtisë.

Kronikë nga Arbëresha Fazliu.

 


Amerika në jetën e një kosovari (VIDEO)

$
0
0

Një kosovar tjetër që jeton e punon me dekada në SHBA, me ëndje kujton festimet e 4 korrikut, njofton Klan Kosova.

Ai tregoi për televizionin Klan Kosova se si kremtohet njëra nga ngjarjet më të rëndësishme në Amerikë.

Kronikë nga Flamur Gajtani

 

Pak shitje të mallrave në veri (VIDEO)

$
0
0

Dërgimi i kamionëve me mall në veri për qytetarët serbë të Kosovës po shihet si i suksesshëm nga Prishtina zyrtare.

Këto produkte u dërguan si përgjigje ndaj përpjekjeve të ekzekutivit në Serbi për të inskenuar krizën humanitare si pasojë e taksës ndaj produkteve serbe, njofton Klan Kosova.

Rezultati i dërgimit të gjashtë kamionëve të hënën dhe katër të martën po shihet si pozitiv, ndonëse nuk pati edhe aq shitje.

Kronikë nga Enis Reçica.

 

UP hap dyert për 7136 studentë (VIDEO)

$
0
0

Rreth 7 mijë maturantë do të pranohen këtë vit në Universitetin e Prishtinës.

Konkursi për kandidatët është hapur sot pasdite, njofton Klan Kosova.

Kronikë e zgjeruar nga gazetarja Dafina Jegeni.

20 mijë tonë barna presin asgjësimin (VIDEO)

$
0
0

Që nga 2017-ta, disa barna kanë mbetur në një vend.

Ndonëse afati u ka skaduar, ilaçet po qëndrojnë në depot Gjinekologjisë në QKUK, duke mos u asgjësuar.

Edhe në klinikat tjera janë evidentuar sasi të barnave pa afat, njofton Klan Kosova.

Për këtë problem, janë të njoftuar në Ministrinë e Shëndetësisë, derisa në inspektorat thonë se ky problem ka kohë që është i pazgjidhur.

Kronikë nga Klan Kosova.

 

 

MPJ ndalon hyrjen e zyrtarëve serbë (VIDEO)

$
0
0

Me 28 qershor, Marko Gjuriq e shmangu një arrestim si ky i marsit të vitit të kaluar, njofton Klan Kosova.

Në ditën kur shënohej Vidovdani, drejtori i zyrës serbe për Kosovë, e respektoi lejen e dhënë nga Qeveria kosovare, të qëndroj vetëm në Zubin Potok e Mitrovicë, dhe të mos shkoj as në liqenin e Ujmanit, e as në Gazimestan.

Por, me gjasë kjo vizitë e zyrtarit nga Beogradi, do jetë e fundit për një kohë në territorin për të cilin është i ngarkuar.

Është ministria e punëve të jashtme e Kosovës, ajo që mori vendim drastik në raport me vizitat e zyrtarëve nga Serbia.

Kjo të paktën sipas njoftimit te publikuar ne llogarite e anëtarëve të kabinetit të ministrit Behgjet Pacolli.

Kronikë nga Besnik Tahiri

 

Zgjedhet projekti për sheshin e Kamenicës (VIDEO)

$
0
0

Qytetarët po mund të shohin opsionet se si mund të duket si shëtitore rruga kryesore e qytetit, e cila aktualisht shfrytëzohet nga automjetet..

Pesë projektet e ekspozuara në Shtëpinë e Kulturës në Kamenicë, po i shohin edhe arkitektët, njofton Klan Kosova.

Por, që të dy palët e kanë bindjen e njëjtë se më i miri është ky i kompanisë “3B projekt”.

Kjo zgjedhje u bë me votat e fshehta të qytetarëve me zarfe, si edhe të jurisë së përbërë nga ekspertët.

Kronikë nga Rilind Matoshi.

 

Buffon refuzon numrin 1 dhe shiritin e kapitenit (FOTO+VIDEO)

$
0
0

Gianluigi Buffon është lojtar i Juventusit përsëri. Portieri legjendar të enjten e ka kompletuar kthimin në Torino, duke nënshkruar kontratë njëvjeçare me Juventusin.

Ai u kthye te klubi bardhezi pas një sezoni të vetëm në Francë me kampionin e Ligë 1, Paris Saint-Germain.

Në fund të sezonit 2017/18, Buffon u largua nga Juve pas plot 17 vjetëve të paharrueshme në Allianz Stadium dhe kaloi te gjiganti francez.

Vetëm 12 muaj më pas, ai është kthyer, megjithatë.

41-vjeçari ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, me pagë bazike prej 1.5 milionë euro në vit plus bonuse.

Pas sezonit të ardhshëm, Buffon e ka mundësinë të qëndrojë në klub duke marrë një rol si trajner apo drejtor.

Duke folur për kthimin te Juventusi, Buffon ka treguar edhe se ka refuzuar numri një që i ka ofruar Szczesny si dhe shiritin e kapitenit, gjest që tregon shumë.

“Szczesny dëshironte të më jap fanellën me numrin 1 dhe Chiellini shiritin e kapitenit, por refuzova. Do ta veshi fanellën me numrin 77”, deklaroi Buffon.


Vdes veprimtari Gani Sylaj (VIDEO)

$
0
0

Zëdhënësi i dikurshëm i  UÇK-së dhe veprimtar i çështjes kombëtare ka ndërruar jetë sot në mëngjes, njofton Klan Kosova.

Para arkivolit të Gani Sylës bënë homazhe liderët e shtetit dhe u mbajt akademi përkujtimore.

Kronikë nga Drin Demiri

 

 

Kurti: Amerika nuk lejoi copëtimin e Shqipërisë

$
0
0

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar për Pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA). Por këtë urim Kurti e ka lidhur me temperaturat e larta që po mbretërojnë në Kosovë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka shkruar se nuk e din se cfarë kanë qenë temperatura në 4 korrik 1776, pasi që sot në vendin tonë ka mbretëruar një mot mjaftë i nxehtë.

“Nuk e di nëse 4 korriku 1776 ka qenë ditë e nxehtë e me vapë sikur sot te ne, mirëpo kjo datë i ka dhënë aq shumë temperaturë politikës dhe historisë që prej atëherë, në të dy anët e Atlantikut, dhe jo vetëm”, ka shkruar Kurti.

Tutje Kurti urimin e vazhduar duke treguar për histortinë e shpalljes së pavarësisë së Amerikës.

“13 vjet para revolucionit francez, 13 koloni britanike shpallën pavarësinë në kuadër të luftës çlirimtare dhe antikolonialiste që sot njihet si revolucion amerikan. Shumë guxim dhe punë, shumë vetëmohim dhe sakrificë, të aq shumë njerëzve, u deshën para Ditës së Pavarësisë por edhe pas saj, për t’u ndërtuar e zhvilluar Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Numri një i VV ka shtuar se përkushtimi i ShBA-së për neve e ka si shtrirjen në histori ashtu parimësinë në politikë.

“Nga Presidenti Woodrow Wilson që ndërhyri me parimin e vetëvendosjes së popujve në Konferencën e Versaille-s dhe shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi e deri te Presidenti Bill Clinton i cili me avionët e NATO-s ndërhyri kundër Jugosllavisë së Milosheviqit dhe e shpëtoi Kosovën nga gjenocidi serb, nga Presidenti George Bush që kërcënoi Milosheviqin për Krishtlindje në 1992 e deri te djali i tij, Presidenti George W. Bush, i cili më 10 qershor 2007 në Fushë Krujë tha “Mjaft është mjaft, Kosova është e pavarur!”, përkushtimi i ShBA-së për neve e ka si shtrirjen në histori ashtu parimësinë në politikë”.

Ai tutje theksoi se një kryevepër nuk pranon të japë qysh në leximin e parë domethënien e saj të plotë, bukurinë e saj thelbësore. Prandaj, ne duhet ta rilexojmë kryeveprën amerikane, të revolucionit e të pavarësisë. 243 vjet më vonë, universaliteti i saj tejkalon kontekstin ku lindi dhe mbetet jashtëkohor.

“Toka e Ëndrrës nuk mund të mos ishte Tokë e Jetës, e Lirisë e për Lumturi. Sepse ajo bëhej e përbëhej nga Njerëzit që besonin në të drejta të patjetërsueshme dhe në barazinë me njëri-tjetrin. Deklarata e Pavarësisë së ShBA-ve është pararendëse e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut. Prandaj, urime 4 Korriku! Jo vetëm amerikanëve”.

Kalifornia e Jugut goditet nga një tërmet i fuqishëm

$
0
0

Kalifornia e Jugut ë shtë  goditur nga një  të rmet i fuqishëm prej 6.4 ballë sh, i cili ka shkaktuar edhe shumë  zjarre, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Epiqendra e dridhjeve ka qenë  afër qytetit të  Ridgecrest, rreth 150 milje në  verilindje të  Los Anxhelosit.

Zjarrfikë sit kanë  thë në  që  i kanë  ofruar ndihmë  mjekësore njerëzve të  cilë t ishin prekur nga zjarret.

Të rmeti thuhet se ë shtë  ndjerë  deri në  Las Vegas në  Nevada.

 

LDK, “nëndega e dajakut” i përfundon zgjedhjet

$
0
0

Nëndega e LDK-së “Qendra”, në Mitrovicë, ka mbajtur kuvendin zgjedhor, në të cilën është zgjedhur udhëheqja e re dhe delegatët për Kuvendin Zgjedhor të Degës së LDK-së të Mitrovicë.

Siç theksohet në kumtesë, punimet e kuvendit janë zhvilluar konfor Rregullores së Rinës të Kuvendit Zgjedhor të Nëndegës dhe pa asnjë problem, njofton Klan Kosova.

Në prani të 58  pjesëmarrësve të kuvendit zgjedhor, kryetar i degës së LDK “Qendra” u zgjodh  Adem Deliu.  Kuvendi zgjodhi edhe 11 anëtarë të kryesisë së nëndegës dhe 15 delegatë për Kuvendin zgjedhor të Degës së LDK-së në Mitrovicë.

Tani ka mbetur për tu mbajtur vetëm edhe kuvendi zgjedhor  i nëndegës “Ilirida”, për të përfunduar i tërë procesi zgjedhor nëpër  nëndegët  e LDK-së në Mitrovicë. Pritet që ky kuvend të mbahet sapo të arrij përgjigja me shkrim nga komisioni përkatës i LDK-së në Prishtinë.

Sidoqoftë, kuvendi zgjedhor i Degës së LDK-së pritet të mbahet brenda pak ditësh, pas koordinimit me Kryesinë Qendrore të LDK-së në Prishtinë.

 

Përurohet ndërtesa e re e ambasadës së SHBA – 04.07.2019 – Klan Kosova

Cakaj: Samiti i Poznan duhet të japë mesazh për hapjen e negociatave të Shqipërisë

$
0
0

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj, thekson se Samiti i Poznan duhet të përfundojë me një mesazh të fuqishëm për hapjen e negociatave të Shqipërisë në tetor.

Duke marrë pjesë në mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor me Ministrat e shteteve anëtare të BE-së, mbështetëse të Procesit të Berlinit, Cakaj kërkon që vendet pjesëmarrëse të shprehen qartë në mbështetje të hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Cakaj thotë se platforma zhvillimore e bashkëpunimit rajonal nuk mund të zëvendësojë procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Ministri në detyrë Cakaj shkruan në rrjetin social Facebook se mbledhja e ministrave të Jashtëm në Poznan të Polonisë u përqendrua në dy tema kryesore:

“Bashkimi rajonal në shërbim të procesit të integrimit evropian dhe fuqizimi i shoqërisë civile si mekanizëm i patjetërsueshëm i nxitjes së ndërveprimit rajonal,” shkruan Cakaj.

Ai shprehet se Nisma sikurse RYCO dhe Fondi i Ballkanit Perëndimor janë duke pasur një ndikim mjaft pozitiv në procesin e pajtimit ndëretnik në Ballkan. Ministri në Detyrë përshëndet dhe arritjet e tjera në kuadrin e bashkëpunimit rajonal.

“Marrëveshja për uljen e çmimeve të shërbimeve të roaming, njohja e diplomave dhe kualifikimeve akademike dhe mbështetja e nismave të tjera në shërbim të aftësive teknologjike dhe digjitale do të kenë një efekt të konsiderueshëm në shërbim të zhvillimit të përgjithshëm profesional dhe ndërveprimit të thellë doganor në nivel rajonal,” shkruan ai.

Cakaj thotë se përfshirja e shoqërisë civile në strukturat negociatore të interesit nuk është thjesht vlerë e shtuar por detyrim themelor i rrugëtimit evropian.

Prishtina i bie pishman për Mirel Josën

$
0
0

Prishtina pati paralajmëruar shkarkimin e trajnerit Mirel Josa, pas rezultateve të dobëta në fazën parakualifkuese në Europa League.

Nënkampioni i Kosovës nuk arriti të kaloj në fazën e kualifikimeve të kësaj gare, pasi humbi me rezultat 2 me 0 si mysafir i ekipit nga Gjibraltari St Joseph’s.

E përveç kësaj ata mbetën edhe në disavantazh numerik pasi u përjashtuan nga loja Armend Dallku dhe Leotrim Bekteshi pas dy të verdhave.

Kjo pati zemëruar shumë futbolldashës të cilët patën reaguar ashpër për këtë humbje.

Por kjo nuk mbaroj me kaq.

Dyshimet shkojnë deri aty sa thuhet se kjo ndeshje ishte kurdisur nga kryesia e klubit, të cilën tifozëria Plisat nuk e duan më në krye të FC Prishtinës.

Madje, akuza pati edhe nga një gazetë britanike që akuzoi ekipin nga kryeqyteti për trukim ndeshjesh.

Tani kanë ndryshuar gjërat me shefin e shtabit teknik.

Duket se kryesia i ka rënë pishman për ta larguar Mirel Josën.

Sipas një njoftimit të klubit fjalën e fundit për largim ose jo do ta jap kryetari Remzi Ejupi.

Njoftimi i plotë i FC Prishtina:

Mirel Josa qëndron kryetrajner i Prishtinës. Vulën do të jap kryetari Ejupi, i cili ka eksluzivitetin me mandat nga statuti, pasi që të rikthehet nga pushimi.

Josa ka mbështetjen maksimale të pothuajse 99 përqind të futbollistëve. Përforcimet që i ka bërë Prishtina, lojtarët e ardhur, në negociata me klubin, gjithmonë dhe të gjithë kanë shprehur haptas se Prishtinën, ndër tjera, e zgjedhin për shkak cilësive dhe punës që bënë profesor Josa.

Për FC Prishtina, gjithmonë e rëndësishme ka qenë uniteti i grupit, i futbollistëve dhe shtabit teknik dhe besimi që kanë në mes veti.

Tifozëve të vërtet të klubit u themi, se FC Prishtina është në rrugë të drejt dhe njëkohësisht i falënderojmë për besimin, atyre dhe të gjithë dashamirëve të vërtet të klubit, nga ish-futbollistë e deri te ish-trajnerët që me ngulm në orët e fundit na kanë dhënë mbështetje të shqetësuar nga lajme të orkestruara.


243 vjet Pavarësi, SHBA ndriçon qiellin e Prishtinës me fishekzjarre (VIDEO)

$
0
0

Qielli i Prishtinës këtë mbrëmje u ndriçua bukur shumë me rastin e qindra fishekzjarreve të ndezura në nderë të shënimit të 243 vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky përvjetor u përcoll edhe me inaugurimin e objektit më të ri dhe më me investim të ndodhur në rajon të Ambasadës së SHBA-ve në Kosovë, me lokacion në Dragodan, njofton Klan Kosova.

Pjesë e kësaj ngjarje janë shumë liderë të Kosovës dhe zyrtarë nga Departamenti i Shtetit të Amerikës.

Çifti i famshëm kujton 20 vjetorin e lidhjes (FOTO)

$
0
0

Ata janë një nga çiftet më të njohur në botën e showbizit, transmeton Klan Kosova.

David dhe Victoria Beckham kanë kujtuar momentet më të mira të viteve të përjetuara së bashku.

Të dy kanë postuar në Instagram në lidhje me këtë përvjetor të rëndësishëm.

Ish-futbollisti i Manchester United ka publikuar një fotografi ku ka shkruar:

“Wow 20 vjet, shiko çfarë kemi krijuar. Të dua kaq shumë…

Besnik Vasolli: Një Kosovë me krim e korrupsion është më pak afër BE-së

$
0
0

Eksperti i integrimeve evropiane, Besnik Vasolli, ka thënë se është mirë se ajo që po ndodhë me BE nuk ka të bëjë vetëm më Kosovën.

“Jozyrtarisht thuhet se ka një ndërprerje të procesit të zgjerimit dhe më së shumti pësojnë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, shtetet tjera, dhe të fundit jemi ne”, ka thënë Vasolli, njofton Klan Kosova.

“Ky është lajm i keq. Kemi krim dhe korrupsion të lartë qe dy dekada. Nga shpallja e pavarësisë kemi nepotizëm mos moszbatim të ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që i kemi ratifikuar. Të gjitha këto ligje dhe marrëveshje dhe obligime që i kemi marrë janë për të mirën e vendit. Një Kosovë e zhvilluar me krim dhe korrupsion, më pak është më afër BE-së”.

“Është koha që të mos presim shumë drejt BE-së dhe se çfarë po vendosin ata për ne por ne t’i marrim vendimet tona për vendin tonë. Kurdo që Be i adreson çështjet e saj të brendshme ne të jemi më përpara”.

Vasolli në Zona e Debatit në Klan Kosova ka deklaruar  as Serbia as Kosova nuk mund të ecin përpara pa u gjetur zgjidhja.

“Nëse zgjidhet Josep Borrell në krye të diplomacisë evropiane do të vijnë në një pozitë për ta gëlltitur atë që ka thënë. Ai do të mundohet që ta ndikojë dialogun dhe të jetë më përkrahës. Janë shtetet që e kanë nominuar dhe mund ta rrëzojnë dhe ai s’mund të shkojë kundër qëndrimit të Francës, Italisë dhe Gjermanisë”.

“Zgjerimi është në krizë por ne s’kemi qenë aq afër. BE fokusin do ta ketë të bashkëpunimi rajonal. Pozita e Presidentit të Komisioni Evropian është pozita më e rëndësishme nga të gjitha. Ursula von der Leyen për fat të mirë ajo është mike e Ballkanit, ka qenë e angazhuar në Ballkan”.

Armend Muja: Katër vjetët e ardhshme do të jenë me tension mes Kosovës dhe Serbisë

$
0
0

Profesori i Ekonomisë, Armend Muja, ka thënë se problemi kryesor pas zgjedhjeve në BE është se disa shtete mike të Kosovës si Italian kanë mbetur jashtë ndikimit.

Kurse sa i përket nominimit të spanjollit Josep Borrell për të ardhë në krye të diplomacisë evropiane, sipas tij nuk është lajm i mirë pasi që ai ka një dekadë që angazhohet kundër Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Ai ka kundërshtuar edhe kërkesat e katalonasve për pavarësi. Neve duhet të na frikësoj se ky tha se zgjidhja në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet jetë sipas së drejtës ndërkombëtare, që do të thotë se është ashtu si palët merren vesh”.

“Serbia e ka të zgjidhur çështjen e vizave, subjektivitetit ndërkombëtar  dhe të zgjerimit dhe subjekti që është mbrapa këtu është Kosova. Me Mogherinin kemi hyrë në konflikt në tri vitet e fundit sepse kemi menduar se po e ndan Kosovën. Edhe më keq është të hymë në konflikt me Borrellin”, ka thënë Muja në Zona e Debatit.

Ai ka theksuar në çështja e zgjerimit të BE-së nuk është prioritet i shteteve të bllokut.

“Parashoh në 3-4 vjetët e ardhshme se zgjerimi nuk është prioritet dhe kur s’ka zgjerim pa perspektivën e integrimit as Kosova dhe as Serbia nuk kanë vullnet të përafrimit të qëndrimeve. 4 vjetët e ardhshme do të jenë me tension mes Kosovës dhe Serbisë kur BE i ka mbyll dyert”.

Emrush Ujkani: ‘Status-quo’ e dëmton Kosovën

$
0
0

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Emrush Ujkani, ka thënë se Josep Borrell do të jetë ndryshe nga Federica Mogherini në krye të Zyrës së Jashtme të BE-së.

“Ardhja e Borell në krye të diplomacisë evropiane mendoj se duhet të shikohet nga një prizëm që është njeriu më i duhur për ta ulur trinomin dhe për ta zgjidhur problemin më të rëndësishëm në Evropë , atë në mes të Kosovë dhe Serbisë”.

Ujkani në Zona e Debatit në Klan Kosova ka thënë se një situatë ku nuk do të gjendet zgjidhja me Serbinë shkon në dëm të Kosovës.

“Në asketin strategjik gërshetohen dy politikat kryesore e Lindjes dhe Perëndimit. Borrello mund të shërbejë që të luajë rolin e ndërmjetësuesit dhe qëndrimi i Spanjës të fillojë të zbutet.
‘Status quo’ e dëmton Kosovën”.

“Serbia mund të mos brengoset asgjë nëse nuk dialogun me Kosovën. ‘Status quo’ e dëmton shtetësinë tonë.

Viewing all 38422 articles
Browse latest View live


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>