Të paktën tri tiketa janë fituese në një rekord të ri të llotarisë në Amerikë – prej 1,6 miliardë dollarësh.
Tiketat fituese janë shitur në Kaliforni, Tennessee dhe Florida.
Tërheqja e kaluar ishte e 19-ta pa një fitues, që kërkon gjashtë numra të qëlluar.
Fituesit do të marrin paratë në pagesa mujore për 29 vjetët e ardhshme.
Zyrtarët kanë thënë se do t’iu duhen disa orë për të ditur nëse ka tjera tiketa fituese.
Identiteti i fituesve nuk është bërë i ditur.