Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38388

Tahiri: Gjykatat lirojnë personat e arrestuar nga policia

$
0
0

Saimir Tahiri, ministri i Punëve të Brendshme, ka folur nga Vlora për reformën në drejtësi. Duke akuzuar gjykatësit se lirojnë shumë persona të arrestuar nga polica, Tahiri ka kërkuar që kjo reformë të kryhet sa më shpejt.

Sipas tij, armëmbajtja pa leje duhet të jetë vepër penale. “Nëse kjo vepër penale zbutet, është e rrezikshme. Për këtë kemi biseduar edhe me ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjanin”.

Ministri Tahiri shtoi se, “policia, gjykatat dhe Prokuroria të kenë të njëjtin ritëm”. “Ata që shkelin ligjin të marrin dënimin e duhur”, është shprehur Tahiri. Ai ka kërkuar që puna e policisë të mos gjykohet nga raste të veçanta./Shekulli.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38388