Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38384

Ja sa janë të shëndetshme kokoshkat!

$
0
0

Është shpërthyese uria e të gjithëve ndaj kokoshkave, e kjo nuk është aspak e çuditshme, ato janë tejet tërheqëse për t’i ngrënë! Megjithatë krahas kësaj duhet të keni kujdes të shtuar ngase sipas ekspertëve mjekësor, konsumimi i kokoshkave nuk është edhe shumë i shëndetshëm.

Vetëm në vitin e kaluar shitjet e kokoshkave patën ngritje në 38% në Britani duke bërë kështu të konsumohen më shumë se 11 milionë kg, kokoshka thuhes sipas grupit kërkimor Mintel, përcjellë Klan Kosova. Kokoshkat të shpikura nga prodhuesit, si një alternativë ushqyese janë të ngarkuara me sheqer, kripë e yndyrë, pavarësisht se në paktimin e tyre u shkruhet termi ”të lehta”, ”të shëndetshme” etj.

Në formën e tyre bazike, kokoshkat nuk janë të këqija për ju, por varet më vonë nga mënyra si prodhohen, a përdoret ajër i nxhetë apo vaj, dhe llojet e shijeve që prodhuesit i shtojnë. Forma më bazike e kokoshkës së shëndetshme, është kokrra e grurit që nuk përmban shumë kalori (30 kalori për filxhan). Kokoshkat në formë bazike janë të pasura me vitamina, minerale, fibra, magnez dhe hekur. Një studim i bërë në Shtetet e Bashkuara tregon që kokoshkat përmbajnë antioksidantë po aq të fuqishëm sa frutat e perimet, përcjellë Klan Kosova.

Por, kokoshkat e pjekura në vaj dhe me shije të shtuar, janë histori më vete. Qeset e mëdha të kokoshkave që shpërndahen në kinema, përmbajnë shumë kalori dhe janë të mbushura me kripë e sheqer.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38384

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>