David Silva ka kërkuar nga bashkëlojtarët që të mbledhin veten në mungesë të të lënduarit Vincent Kompany.
Qendërmbrojtësi do të mbetet jashtë fushave për një kohe, pas një varg lëndimesh të marra në pjesën e parë të edicionit.
City ka dështuar të jetë stabil në mbrojtje të mungesë të Kompany dhe Silva ka kërkuar që skuadra të përmirësohet në këtë aspekt.
“Ai është lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Me ose pa të ne duhet të punojmë shumë. E kemi për detyrë ta bëjmë këtë gjë”.
“Nuk duhet mbrojtur vetëm me vijën e fundit, por si skuadër”.
“Secilës skuadër i mungon kapiteni dhe ne nuk bëjmë përjashtim”.
“Por duhet të mbledhim veten nëse duam ta fitojmë Premierligën”.