Pas shumë vitesh thashethemeve, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin mohon vendosjen e qëllimshme të qenit të tij Labrador, në prezencën e Kancelares Angela Merkel.
I pari i Rusisë, këmbëngul se ai nuk dinte asgjë për kancelaren Merkel nëse prezenca e qenëve e frikëson atë, përcjellë Klan Kosova.
Ndërkaq 9 vite më vonë, Vladimir Putin për prestigjiozen gjermane Bild, shpalosi detajet rreth asaj se ky i fundit gjatë një takimi me zonjën e hekurt, ka shfaqur Labradorin e tij, gjatë gjithë kohës kur ajo ishte prezente së bashku me Presidentin Rus.
‘’Unë kërkova dicka të bukur për të bërë për të, por tashmë e kam kuptuar që ajo nuk i pëlqen qentë, natyrisht unë kërkoi falje.”
Këto ishin fjalët e presidentit rus Vladimir Putin, për Bild, në lidhje me qenin e tipit Labrador Conni, prej të cilit Kancelarja Gjermane në takimin e vitit 2007 sic duket nga fotografitë e publikuara, kishte pësuar frikë, përcjellë Klan Kosova.