Anëtari i Kryesisë së Nismës për Kosovën, Bajram Hasani, ka shkruar në një postim në llogarinë e tij në Facebook se ky pushtet nuk mund të rrijë asnjë ditë pa bërë së paku një mashtrim.
“Nuk munden për të ndenjur asnjë ditë pa e bërë së paku një mashtrim. Dje e zvogëluan numrin e protestuesve për 10 herë, ndërsa sot numrin e molotovëve e rritën për po ashtu së paku 10 herë! Pastaj kur ju thua mashtrues ju mbetet hatri. Meqë dje populli edhe me praninë fizike masive në sheshet e kryeqytetit i tha qeverisë largohu, këta sot në shenjë përbuzje ndaj popullit e quajtën paramilitarë”, ka shkruar ai,
Hasani me këtë deklaratë ka reaguar ndaj një postimi që këshilltari i kryeministrit, Sokol Havolli bëri në Facebook në të cilën e quajti protestën e opozitës organizim paramilitar.