Vdekja e legjendës David Bowie, ka bërë që muzika të mbetet pa njërën ndër ikonat e saj.
Këngët dhe projektet e kult artistit të njohur botërisht ishin mjaft të dëgjueshme e që gjithësesi ishin pjesë e rebelizmit të stilit të tij që përshkonte gjithë jetën, transmeton Klan Kosova.
Patjetër që tinguujt e rrymës së tillë që prodhonte vet këngëtari Bowie, bëri që të bëhet një yll i pazëvendësueshëm por që pak kohë pas festimit të ditëlindjes së 69 ai të shkojë në banesën e tij të fundit.
Ndërkaq mediat botërore tashmë kanë filluar që të përçojnë edhe më tutje në mënyra të ndryshme karrierën e bujshme mbi 40 vjecare të legjendës së muzikës David.
Kështu revista Time, tashmë ka publikuar përmes fotografive përvojën e bujshme të këngëtarit gjatë momenteve të karrierës së tij, transmeton Klan Kosova.