21 persona, përfshirë fëmijë, kanë vdekur pasi një autobus që transportonte lojtarë të një klubi amator të futbollit dhe tifozët e saj ranë në një lum nga një urë në lindje të Meksikës.
Rreth 30 persona të tjerë janë plagosur në aksidentin që ndodhi në komunën e Atoyac-së , në shtetin lindor të Veracruz.
Sipas një hetimi fillestar autobusi kishte tejkaluar shpejtësinë.
Autoritetet meksikane thonë se shoferi e humbi kontrollin e mjetit, u përplas në një pengesë të sigurisë dhe më pas ra në lum, raportojnë mediat ndërkombëtare, përcjellë Klan Kosova