Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38383

Kundër vandalizmit të pronës publike

$
0
0

Protesta e opozitës nuk përfundoi e qetë ashtu siç dhe nisi, nga Biblioteka Kombëtare në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Hedhja e koktejve të molotovit në drejtim të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, si dhe gurë e mjete të ndryshme që u hodhën në drejtim të ndërtesës, u dënua nga përfaqësues të shtetit dhe ata të institucioneve ndërkombëtare.

Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka dënuar vandalizmin e pronës publike, si dhe ka ftuar partitë për dialog.

“Dënoj ashpër vandalizmin e pronës publike dhe përdorimin e mjeteve që vënë në rrezik jetën e qytetarëve të Kosovës dhe forcave të rendit, që e kanë për detyrë t’i mbrojnë institucionet e vendit”, ka thënë të shtunën presidentja përmes reagimit të saj.

E para e shtetit ka thënë se protesta është e drejtë e patjetërsueshme në çdo demokraci, e drejtë e garantuar me Kushtetutë.

“Por, kjo e drejtë vjen me përgjegjësi dhe zjarrvënia e sotme institucioneve të vendit është plotësisht e papranueshme. Ju apeloj protestuesve të tregojnë përgjegjësi dhe thërras për qetësi, ndërsa organizatorëve të protestës të distancohen nga këto akte dhe të ushtrojnë autoritetin e tyre që të ndalojnë dhunën në sheshet e Prishtinës”.

Jahjaga ka kërkuar nga organet e rendit që t’i identifikojnë dhe sjellin para drejtësisë individët apo grupet që eskaluan situatën.

Ambasadori i Amerikës në Kosovë Greg Delawie ka komentuar rreth protestës së organizuar nga tri partitë opozitare, me synim rrëzimin e Qeverisë. Delawie thotë se dhuna politike e kërcënon demokracinë dhe gjithçka që Kosova ka arritur që nga pavarësia e saj. Ai këto komente i ka bërë në rrjetin social “Twitter”.

Ndërsa Ruairi O’Connell, ambasadori britanik ka thënë se është fatkeqësi që një protestë domethënëse është njollosur nga dhuna.

Shkrimin mund ta lexoni në: Zëri.info


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38383


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>