Një status jo i zakonshëm është postuar në një llogari që mban emrin “Policia e Kosovës” në Facebook.
Në profilin e Policisë në këtë rrjet social, i cili nuk dihet nëse është zyrtar, është publikuar një foto e protestës së shtunë dhe një përshkrim mbi fotografi.
“Mallkom mua, urrem mua, dëshirom të vdekur. Unë prapë do të jem aty kur ti ke nevojë për mua”, thuhet në statusin e Policisë të cilit i është bashkangjitur një fotografi në të cilen është vendosur edhe një mesazh.
Në këtë faqe të policisë në Facebook publikohen edhe njoftimet zyrtare të forcave të rendit, njofton Klan Kosova.
Sqarim: Në këtë llogari në Facebook megjithatë nuk ka informata, ose përshkrim të veprimtarisë që sqaron rolin e përdoruesit, siç ndodh rëndom në faqet zyrtare të institucioneve. Por aty shpalosen njoftimet e njëjta që janë edhe në sajtin zyrtar të policisë së Kosovës dhe foto e ngarkuara janë vetëm foto të Policisë së Kosovës.