Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Qeveria miratoi rritjen e pensioneve kontributdhënëse (VIDEO)

$
0
0

Drejtuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, mesditën e së premtes u gëzuan si rrallëherë.

Kjo për faktin se Qeveria këtë mëngjes e miratoi një vendim për rritjen e Pensioneve Kontributdhënëse, njofton Klan Kosova.

Për t’ua kumtuar lajmin kryeministri Isa Mustafa i ftoi pensionistët në zyrën e tij.

Kualifikimet do t’u ndahen në bazë të edukimit fillor, të mesëm, të lartë dhe edukimit universitar.

Bazuar në këto kategori, pensionet do të jenë nga 158 deri në 240 euro.

Tani nga 18 janari deri më fund shkurtit pensionistët duhet të dërgojnë dëshmitë e tyre mbi kualifikimin, ndërsa pagesat e pensioneve do t’i marrin në mënyrë retroaktive duke filluar nga dita e parë e këtij viti.

 Kronikë nga Avdyl Pajaziti.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>