Arsene Wenger insiston se Arsenal do të marrë seriozisht Kupën FA ku ai pretendon ta fitojë për herë të tretë radhazi këtë kompeticion.
Ekipi nga Emirates Stadium do të përballet në shtëpi me Sunderland të shtunën dhe Wenger ka bërë të qartë se do të shkojë sa më larg që mundet në këtë garë.
“Natyrisht që ka presion ekstra pasi ne fituam garën sezonin e kaluar,” tha ai në konferencë për media.
“Duke qenë mbajtësit e titullit, dëshirojmë të qëndrojmë në garë dhe ta përsërisim suksesin nësë është e mundur,” ka thënë Wenger, raporton Goal.com,përcjellë Klan Kosova.