Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38383

Kujdesuni gjatë ”sezonit të viruseve”

$
0
0

Tani që jemi në “sezonin e viruseve” ju duhet ta forconi shëndetin tuaj me ushqime që i japin atij fuqi rezistuese ndaj viruseve.

Nga frutat si ananasi e karota deri tek supat e ndryshme, janë ushqimet e pjatat e ndryshme, të cilat janë jo vetëm të shijshme, por ndihmojnë gjithashtu në forcimin e sitetimit imunitar gjatë virozave të stinës së dimrit.

-Një ananas në ditë mban mjekun larg! Kjo shprehje duket se i përket mjaft frutave dhe njëri prej tyre është dhe ananasi. Sipas një studimi të ri nga “Philippine Women’s University School of Nutrition”, studiuesit dolën në përfundimin se ngrënia e disa fetave ananasi çdo ditë për dy muaj ndihmon sistemin imun të njeriut, shkruan keshilla.net. Vlerat ushqyese të ananasit stimulojnë prodhimin e granulociteve, të cilat janë pjesë përbërëse e qelizave të bardha të gjakut.

–Nëse nuk e dinit kosi është plot e përplot me “mirësinë” për zorrën tuaj dhe aleati më i mirë kur është fjala për dhimbjet e stomakut. Një gotë kos në ditë,apo i shërbyer ndryshe si pjata e darkës ndihmon të qëndroni jo vetëm të shëndetshëm, por dhe të ndiheni mjaft mirë. Kur ju filloni të ndjeni ato shenjat e para të gripit, pse nuk “nxeheni” pak .

–Specat djegës janë të mbushura me capsaicin, kompleksin që u jep atyre vetinë lehtësuese ndaj gripit dhe bllokimeve të sinuseve.

–Perimet me ngjyrë të errët janë të pasura me zink. Një studim i publikuar në revistën Nature pohoi se konsumi i vitaminës A, i gjendur me shumicë tek spinaqi , ndërsa nëna është shtatzënë, forcon sistemin imunitar të foshnjes.

–Karotat janë të njohura për beta-carotenin e tyre, i cili u jep atyre ngjyren portokalli, por gjithashtu ato përmbajnë një sasi të lartë të vitaminës A e cila lufton infektimit dhe rregullon sistemin imunitar. Vitamina A mban indet në gojë, stomak, në aparatin e frymëmarrjes dhe zorrët e shëndetshme.

–Lulelakra jo vetëm që është mjaft e shijshme, por është e mbushur me një kompleks të quajtur glutathione. Disa studime kanë treguar që lulelakra vërtet të mbron kundër gripit, duke nxitur funksionin tuaj imunitar. Gluathione vepron si forcë policore e trupit tuaj, gjurmon çdo gjë që nuk i përket organizmit tonë (si virusi i gripit) dhe e asgjëson atë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38383

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>