Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Müller: Guardiola i fokusuar tek Bayerni deri në fund

$
0
0

Thomas Muller, sulmuesi gjerman me famë ndërkombëtare nuk e humbet besimin te trajneri i tij aktual, madje as lajmi i largimit të spanjollit në fund të sezonit nuk e ndikon bindjen e sulmuesit tek Pep Guardiolka, i cili sipas tij, do të vijojë të japë magjinë e tij për këtë klub deri në ditën e fundit që do të qëndrojë në stolin e Bayern Mynih. Muajin e shkuar ishte vetë Guardiola ai që konfirmoi zyrtarisht se do të largohet nga kampionët e gjermanisë në përfundim të kontratës aktuale që skadon në muajin qershor dhe klubi gjerman caktoi si pasues të tij Carlo Ancellotin, i cili pritet të ulet në stolin e bavarezëve gjatë kësaj vere. Ish trajneri i Barcelonës ka deklaruar më herët se dëshira e tij është që tashmë të marrë drejtimin e një klubi në Premier League, ku nuk janë të pakta klubet që dëshirojnë ta kontraktojnë atë, të tilla si Chelsea, Manchester United dhe Manchester City. Por në gjithë këtë bujë merkatoje sulmuesi Muller është i bindur se Guardiola do të vijojë të ruajë standartet më të larta për klubin e tij aktual, Bayernin e Mynihut, i cili vijon të kërkojë suksesin maksimal si në Bundesligë, ashtu edhe në Kupën e Gjermanisë dhe Champions League.

“Prej më shumë se dy javësh jemi njohur me lajmin për largimin zyrtar të trajnerit tonë Pep Guardiola në fund të këtij sezoni, por kemi bindjen absolute se si do të japë 100 përqind, maksimumin e tij për të arritur suksesin bashkë më ne deri në fund. Fokusi i tij do të jetë i tëri për të arritur objektivat e këtij klubi deri në ditën e fundit që ai do të jetë me ne.  Etika e tij e punës nuk e lejon që të ketë edhe firon më të vogël, prandaj asgjë nuk do të ndryshojë. Ai dëshiron dhe lakmon suksesin për ne. Këtë ka bërë që në ditën e tij të parë kur mbërriti tek Bayern dhe këtë do të bëjë deri në të fundit”

Bayerni kryeson tabelën e klasifikimit të Bundesligës me tetë pikë diferencë nga ndjekësit e Borrusia Dortmund dhe muajin e ardhshëm do përballet me ekipin e Bokumit për cerekfinalen e Kupës së Gjermanisë.

“Atmosfera në skuadër eshtë optimale. Ne nuk e ndjejmë presionin për fitoren e trefishtë sepse  jemi mësuar me presionin për të fituar gjithshka dhe për ne kjo është kthyer në dicka normale. Dëshirojmë suksesin maksimal si gjithmonë, sespe gjithmonë objektivat tanë  qëndrojnë shumë lart edhe pse jemi të vetëdijshëm për vështirësitë. Asgjë nuk na mposht.” / Supersport.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>