Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38387

Magjistralet të kalueshme pas borës (VIDEO)

$
0
0

Nuk mund të lavdërohen se bënë punë të mirë.

Pjesa e autostradës që lidhë Besinë me Fushë Kosovën ishte pastruar mirë vetëm njëra korsi.

Megjithatë kompania e kontraktuar për mirëmbajtjen e kësaj pjese të autostradës po vazhdonte punën për pastrimin e saj.

Gjendje më e keqe ishte në dalje të autostradës për Fushë Kosovë. Aty shihej se nuk kishte pasur as përpjekje për të pastrimin e borës.

Njësoj ishte edhe në rrugën lidhëse të autostradës Ibrahim Rugova me magjistralen Prishtinë-Han i Elezit,njofton Klan Kosova

E vet kjo magjistrale ishte e pastruar mirë. Qarkullimi i automjeteve po bëhej pa vështirësi pasi bora ishte larguar.

Punë ishte bërë edhe në pastrimin e magjistrales Prishtinë-Pejë.

Ndërkaq, mjetet për largimin e borës vazhdonin të monitoronin gjendjen vazhdimisht.

Sipas drejtorit të departamentit për menaxhimin e rrugëve të ministrisë së Infrastrukturës, Skender Gashi,  për  mirëmbajtën  e autostradave, dhe rrugëve magjistrale dhe rajonale, janë kontraktuar 14 kompani me kontrata 3 vjeçare.

Kronikë nga Flutra Nushi.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38387


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>