Modelja dhe aktorja nga Filipinet Pia Alonzo Wurtzbach tani edhe Miss Universe është hapur për mendimet e saj mbi sugjerimet se ajo duhet të ndajë kurorën me Miss Kolumbinë Ariadna Gutierrez.
“Unë mendoj se është pak e vështirë për dy vajza që ta ndajnë një kurorë, por unë kam shpresa të mëdha se kjo do të jetë një mundësi e madhe për mua dhe Miss Kolumbinë si dhe pjesën tjetër të garuesve”, tha mbretëresha e bukurisë për Good Morning America.
Pia gjithashtu u pyet se çfarë mendon ajo për Steve Harvey, pse e bëri gabimisht shpalljen e gabuar në konkursin e Miss Universe.
“Ndoshta ashtu siç është shkruar, ishte pak konfuz”, tha ajo.
“Unë e kuptoj, kjo ishte hera e parë e tij për të gjykuar një konkurs, por është në rregull. Ai është njeri, njerëzit bëjën gabime”.