Këngëtari i njohur, Blero Muharremi ka postuar një fotografi në të cilën ka vendosur që të ja shprehë dashurinë vajzës që ka në krahë.
“Asnjëra nuk ja vlejti si ti. Dua të plakem me ty” ka shkruar Blero në Instagram nën fotografinë e postuar.
Ndryshe, Blero është në lidhje me modelen Afrona Dika tash e sa kohë, transmeton Klan Kosova.
Për çiftin disa herë është përfolur për një martesë të mundshme por ata as nuk e kanë mohuar e as pohuar se një gjë e tillë mund të ndodhë shumë shpejt.