Ata duket se kanë vendosur ta nisin vitin me një dhuratë speciale për fansat e tyre.
Grupi i njohur “Coldplay” kanë lansuar videoklipin e këngës së tyre “Birds”.
Kënga që është pjesë e albumit të tyre më të ri “A Head Full of Dreams” është realizuar nga regjisori Marcus Haney e cila është realizuar në shkretëtirat e Kolorados, transmeton Klan Kosova.
“Urime Vitin e Ri” shkruan në postimin e këngës së tyre në llogarinë e Twitter.
Vokalisti i grupit, Chris Martin është shprehur se janë munduar që ta realizojnë një videoklip plot me ngjyra dhe se e kanë shijuar shumë realizimin e tij pasi është një gjë ndryshe nga ajo që ata kanë bërë zakonisht.