Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar gjatë orëve të mbrëmjes së kësaj të shtune. Nje person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.
Nga të dhënat e para dyshohet se viktima është një ish-efektiv i policisë, ndërsa rrethanat në të cilat ka ndodhur kjo vrasje janë ende të paqarta.
Forca të shumta të policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje të rëndë, shkruan Top Channel.