Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Disa detaje të rralla mbi jetën e yjeve botëror

$
0
0

Në një postim në rrjetin social Twitter janë publikuar fotografi të disa nga yjeve që ka njohur bota e futbollit.

Çdo fotografi ka sqaruar diçka shumë interesante nga jeta e yjeve si  Messi, Ronaldo, Raul, Neville, Zanetti etj, transmeton Klan Kosova.

Ndoshta nuk e keni ditur se: 1. pikërisht në ditën që Javier Zanetti e ka fituar Ligën e Kampionëve me Interin, nëna e tij ka ndërruar jetë.

2. Arda Turan i Barcelonës ua ka paguar të gjithë fqinjëve të tij në moshë faturat e ujit dhe rrymës.

3. Futbollisti Marcel Jansen u pensionua në moshën 29 vjeçare pasi që Hamburgu e la të lirë, por ai asnjëherë nuk deshti që të luajë për ndonjë klub tjetër.

4. Kur ikona e Real Madrid, Raul Gonzales zhvilloi ndeshjen e tij të fundit pas 16 sezoneve në fanellën e Los Blancos, ishte njëri nga gjyqtarët anësor të takimit, që shpërtheu në lot dhe e përqafoi atë.

5. Gary Neville është futbollisti anglez më i trofeshëm në botë. Neville gjatë karrierës së tij ka të fituar 31 tituj.

6. Ronaldo nuk ka bërë asnjë herë tato pasi që herë pas here dhuron gjak, transmeton Klan Kosova.

7. Dhe kjo është e fundit. Messi dhe Ronaldo kanë dallim në moshë nga 869 ditë, aq sa është dallimi mes Messi dhe djalit të Ronaldos.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>