Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

“Fejohen” James Blunt dhe Ed Sheeran

$
0
0

Parakalimet e tapeteve të kuqe zakonisht janë të dominuara nga femra të famshme. Por, e gjithë vëmendja ishte tek James Blunt dhe Ed Sheeran në mbrëmjen e së mërkurës, transmeton Klan Koosva.

Kjo për shkak se këngëtarët britanikë u mbajtën për duar derisa kanë pozuar për fotografë në Music Awards Australian, dhe ishin shumë të kënaqur rreth kësaj.

Me buzëqeshje qesharake në fytyra të tyre, Ed dhe James nuk u larguan nga njëri tjetri, dhe këngëtari i Thinking Out Loud më vonë e ka postuar fotografinë e tyre në Instagram dhe ka shkruar: “Do të dëshironim t’ju njoftojmë për fejesën tonë”.

Bashkëshortja e James me shumë gjasë do të kishte të deklaronte ndonjë gjë rreth kësaj, veçanërisht gjatë intervistës kur Ed deklaroi: “James është i dashuri im mashkull, ne sapo e bëmë publike lidhjen tonë. Kjo është një gjë e re”.

Dyshja i ka vazhduar shakatë po ashtu edhe në skenë.

James më vonë e ka prezantuar Ed me një çmim, ku fituesi e qerasi me një rrëfim rreth shkuarjes në një prej koncerteve të tij kur ishte 14 vjeç dhe që ia ka vjedhur birrën.

Por Blunt i është përgjigjur në një mënyrë tipike moderne: “Ja nga ku e ke marrë sëmundjen e herpesit, shok”.

ed ed-and-blunt instagram


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380