Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38387

4000 faqe për krimet e serbëve në Kaçanik (VIDEO)

$
0
0

Emrat i kanë në lapidar e trupat e 22 banorëve të fshatit Kotlinë të Kacanikut, u ishin gjetur në bunar.

 Kjo ngjarje ndodhi më 24 mars 1999, kur banorët e fshatit u kapën teksa po strehoheshin këndejpari në kërkim të shpëtimit të një ofansive të forcave serbe.

Besim Koci, që i shpëtoi masakrës, tregon çfarë ndodhi atë ditë.

Kjo gjë nuk u mjaftoi autorëve të krimit.

 22 viktimat e Kotlinës u nxorën nga bunari pas luftës.

Këtë krim, por edhe shumë tjera që ndodhën në rajonin e komunës së Kacanikut janë dokumentuar nga një komision i krijuar për këtë punë.

Ato u mblodhën në 3 mijë e 690 faqe, ndërsa këtë të martë, gjithë materialet e mbledhura ia dorëzuan Institutit për Hetimin e Krimeve të Luftës në Kosovë.

 Udhëheqësi i Institutit tha se këto materiale janë shumë të rëndësishme për të dokumentuar krimet e forcave serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë.

 Kronikë nga Dibran Istrefi.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38387


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>