Spanja rikthehet në futbollin e luajtur pas festës së Krishtlindjeve me disa përballje spektakolare që për të gjithë shqiptarët do të vijnë ekskluzivisht në paketën Supersport. Është Reali i Madridit që do të zbresë në fushë në orën 16:00 për të sfiduar Real Sociedad në “Bernabeu”. Një sfidë që ka peshë të madhe për të ardhmen e skuadrës dhe fatin e Rafael Benitez në stolin “Merengues”. Fitorja 10-2 ndaj Rayo Vallecanos është një histori e hedhur pas krahëve sepse ekipi kryeqytetas do të kërkojë një tjetër sukses në shtëpi për të mos humbur terren ndaj Barcelonës kryesuese. Vetëm 2 pikë diferencë me katalanasit që kanë një ndeshje më pak janë shumë për Realin e Madridit që kërkon t’i japë fund shterpësisë së trofeve gjatë ktij sezoni dhe ndaj baskëve do të jetë një 90 minutësh ku më shumë se përgatitja e skuadrës do të peshojë presioni që rëndon mbi klubin madrilen që këtë sezon numëron 3 humbje dhe po kaq barazime në 16 javë të luajtura. Grupi në dispozicion të Benitez është i plotë me Bale-Ronaldo-Benzema që pritet ta nisin ndeshjen që nga minuta e parë. Uellsiani po kalon një moment pozitiv, ndërsa portugezi synon të rigjejë ritmin më të mirë për të ndihmuar skuadrën e tij në luftën që po zhvillon në frontin spanjoll dhe atë europian.
Në orën 18:15 është radha e Atletico Madrid që do të luajë në derbin e kryeqytetit kundër Rayo Vallecanos. Bardhekuqtë nga Vallecas nuk janë përmendur ende nga shuplakat e rënda të Realit, ndërsa “Los Colchoneros” vijnë nga një humbje e hidhur në transfertën e Malagas duke u detyruan të qëndrojnë sërish në vendin e dytë të klasifikimit. Skuadra e Simeones kërkon të rikthehet te fitorja dhe transferta e Vallecas është idealja për të dalë nga situata aspak pozitive. Në po të njëjtën orë do të luhet edhe takimi Sevilla-Espanyol, ndërsa kampionët e rtinj të botës zbresin në fushë në orën 20:30. Barcelona me trofeun prestigjoz të klubeve kërkon të mbyllë një vit të suksesshëm teksa do të presë në “Camp Nou” Real Betis. Katalanasit të kompletuar në sulm me treshen Neymar-Suarez-Messi kanë treguar luhatje gjatë javëve të fundit në kampionat por anbdaluzianët janë një kundërshtar i kalueshëm në letër. 35 pikë në 15 javë e mbajnë skuadrën e Luis Enriques në vendin e parë por me një tjetër ndeshje për t’u luajtur kundër Sportingut të Gijonit. Takimi mes Barcelonës dhe Real Betis do të transmetohet drejtëpërdrejtë në kanalet SS2-SS2HD./supersport.al