Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Kontrabandë, dhunime e vetëvrasje në burgjet e Kosovës (VIDEO)

$
0
0

Kontrabanda në burgun e Dubravës është zvogëluar.

Por, për ta ndalë tërësisht ende nuk po munden autoritet e këtij institucioni korrektues, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, po thotë se kanë arritur të përmirësojnë sigurinë.

Ai përmend një rast të para dy javëve kur një gardian në burgun e Dubravës ishte kapur duke kontrabanduar narkotik.

Zogaj thotë se i kanë parandaluar edhe grupet e dhunshme brenda burgjeve. Mirëpo, gjatë këtij vitit në burgje janë regjistruar edhe dhunime.

Sokol Zogaj, thotë se kanë pasur dy raste të tilla, por nuk kanë munguar as vetëvrasjet.

Udhëheqësi i Shërbimit Korrektues, pohon se kanë në kontroll të plotë edhe Qendrën e Paraburgimit në Veri të Mitrovicës, pavarësisht se atje nuk ka as një shqiptar.

Aktualisht në burgjet e Kosovës, qëndrojnë rreth 1650 persona. Ndërsa 130 nga ta janë të vendosur në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Kronikë nga Dibran Istrefi.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380