Kreu dhe disa liderë të njërit prej grupeve më të fuqishme të rebelëve në Siri, Jaysh al-Islam, janë vrarë në një sulm ajror në lindje të Damaskut, transmeton Klan Kosova.
Sipas rebelëve edhe ushtrisë siriane, themeluesi 44 vjeçar, Zahroun Alloush, ishte ndër të vrarët kur raketa goditi një vendtakim të tyre.
Grupi islamit i mbështetur nga Saudia është njëri nga më të mëdhenjtë dhe më dominues në pjesën lindore të fshatit Ghouta.
Ata së fundmi i janë bashkuar një samiti të opozitës në Riyadh, të cilët prodhuan një kornizë për bisedimet e paqes me qeverinë.
Dhjetë raketa goditën kur komandantët e Jaysh al-Islam ishin në takim, raporton televizioni i financuar nga sauditët. Ky medium po ashtu njoftoi se edhe nënkryetrai i grupit është vrarë gjatë këtij sulmi.