Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Protesta e opozitës, procedohet penalisht edhe ish-deputeti i PD-së

$
0
0

Ndriçim Babasi, ish-deputeti i PD-së do të procedohet penalisht në gjendje të lirë për incidentet e ndodhuara në protestën e opozitës më 8 dhjetor.

Ndaj Babasit rëndojnë dy akuza; “goditjes për shkak detyrës” dhe “thirrjeve publike për veprime të dhunshme”.

Sipas policisë Babasi ka qëlluar me sende të forta, vezë e domate ndaj agjentëve civil të policisë, cilët filmonin lëvizjet dhe veprimet e protestuesve.

Pritet që në janar ish-deputeti i PD-së bashkë me personat e tjerë të proceduar do të dalin para Prokurorisë për të dhënë dëshmitë e tyre për ngjarjen.

Aktualisht Ndriçim Babasi mban postin e kryetarit të PD-së në njësinë Nr.4 në Tiranë./LAPSI.AL


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>