Jurgen Klopp ka përjashtuar mundësinë që Steven Gerrard të ribashkohet me Liverpoolin si huazim këtë edicion, por e di që klubi ende është duke kaluar fazën e ndarjes me ish kapitenin legjendar.
Gerrard i dha fund karrierës së tij në Anfield Road këtë vit, duke u zhvendosur tek LA Galaxy pas 17 vjetësh të kaluara tek Reds.
Por Klopp ka mohuar mundësinë e kthimit të tij, megjithë zërat e shumtë që kanë lënë të nënkuptohet kjo gjë.
“Jam optimist, por Stevie ka edhe një vit të mbetur në kontratën me Los Angeles”.
“Ai nuk do të kthehet si huazim, por nëse mund ta ndihmojmë në karrierë, do ta bëjmë këtë gjë”.
“Normalisht që lojtarët e rinj e kanë problem ta mbushin hapësirën që e ka lënë”.