Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Vritet kreu i një grupi rebel në Siri

$
0
0

Sipas mediave ndërkombëtare, themeluesi i grupit Zahroun Alloush është mes personave të vrarë kur raketat goditën një vend takimi, duke vrarë rebelë dhe aktivistë.

Grupi islamik i mbështetur nga sauditët është një nga fraksionet më të mëdha dhe dominues në pjesën lindore të rrethinave të Damaskut.

Së fundmi ai mori pjesë në një samit të opozitës siriane të mbajtur në Riadh, që shërbeu si pikënisje për bisedimet e paqes me qeverinë.

Mësohet se 10 raketa u qëlluan në momentin kur krerët e Jaysh al Islam u takuan, raporton televizioni Al Arabiya.

Ndërsa agjencia e lajmeve “Reuters” citoi burime nga rebelët të thoshin se, sulmet u kryen nga avionë rusë, edhe pse kjo nuk është konfirmuar.

Rusia, një aleat i rëndësishëm i presidentit Bashar al Assad, vijon fushatën e saj të sulmeve ajrore që prej fundit të shtatorit.

Moska zyrtare insiston se ka goditur Shtetin Islamik, por rebelët dhe Perëndimi pretendojnë se bombardimet ruse kanë goditur kryesisht grupe opozitare të tjera.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>