Mesfushori i Barcelonës, Rafinha, kërkon ende minutazhë me ekipin e parë, kur ta përfundojë shërimin e tij nga lëndimi serioz i gjurit.
Rafinha është larguar për gjashtë muaj pas lëndimi serioz të ligamentit në gjurin e tij të djathtë gjatë ndeshjes së Bacelonës në Kampion Ligë me Romën në muajin shtator.
22 vjeçari nuk pret që të rikthehet deri në muajin mars, por sapo ta ri-merë aftësinë, ai është i vendosur ta drejtojë rrugën e tij drejt ekipit të parë në Camp Nou, për t’i rritur shpresat e tij ndërkombëtare.
“Jam operuar para tre muajsh dhe në janar do të jem në gjendje që të filloj të vrapoj sërish”, ka thënë ai për AS. “Dhe në muajin mars do të jem ne gjendje t’i rikthehem ekipit”.
“Ëndëroj të luaj në Lojërat Olimpike por kam nevojë për minuta shtesë me Barcelonën për t’u konsideruar për skuadrën në Rio”.