Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Opozita: Koalicioni i “Zajednicës” duhet të largohet menjëherë

$
0
0

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën me anë të një komunikatë të përbashkët kanë komentura aktgjykimin e Gjykatës Kushtetutese të Kosovës rreth kushtetuteshmërisë së parimeve të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Opozitarët thonë  se kanë argumentuar se marrëveshja e 25 gushtit me Serbinë e nënshkruar nga Isa Mustafa është jo kushtetuese dhe marrëveshjen për Asociacionin e konsiderojnë të vdekur.

“Opozita e bashkuar ka deklaruar dhe argumentuar se marrëveshja e 25 gushtit me Serbinë e nënshkruar nga Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq në Bruksel është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe frymën e saj.

“Rrjedhimisht kjo marrëveshje dhe ‘Zajednica’ në përgjithësi janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe si të tilla janë të vdekura.”

“Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, si dhe koalicioni i tyre duhet të japin përgjegjësi për shkelje të Kushtetutës,” thuhet në komunikatën e subjekteve opozitare”, njofton Klan Kosova.

Opozita e bashkuar në këtë komunikatë thekson se koalicioni  qeveritar kanë tentuar ta fshihnin këtë mashtrim dhe  kanë shpërfillur peticionin e qytetarëve dhe largimi i tyre është më e pakta çfarë mund të ndodhë.

“Këta shkelën Kushtetutën, dhe mashtruan qytetarët duke u përpjekur ta fshihnin këtë mashtrim. Po ashtu, ata kanë vënë në lajthitje Kuvendin e Republikës, duke tentuar dhunshëm ta bëjnë atë pjesë të shkeljes së tyre të rëndë.

Kundër argumenteve tona Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi patën deklaruar se Zajednica është OJQ, është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën dhe se Dekretin për themelimin e saj do ta dërgonin në Gjykatën Kushtetuese.

Ata nën këto qëndrime antikushtetuese shpërfillën Peticionin e 205 254 qytetarëve, arrestuan deputetët tanë, aktivistët e qytetarët protestues.

Ata na akuzuan se po shkelim ligjin teksa kishin shkelur thelbësisht Kushtetutën e vendit tonë, pra interesin tonë shtetëror.

Prandaj largimi i menjëhershëm i Mustafës dhe Thaçi është i domosdoshëm dhe më e pakta që duhet të ndodhë,” thuhet në komunikatën e tri subjekteve opozitare, njofton Klan Kosova.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>