Miss Colombia Ariadna Gutierrez ka shfrytëzuar llogarinë e saj Instagram për të shkruar disa fjalë tejet emocionale dhe prekëse për fansat e saj në lidhje me përvojën në konkursin për Miss Universe.
“Pas stuhisë vjen qetësia. Unë dua të falenderoj secilin prej jush të cilët më keni dërguar mesazhe të pafundme duke më dhënë forcë dhe mbështetje”, shkroi 21 vjeçarja, transmeton Klan Kosova.
“Çdo njëri prej jush më keni mbështetur dhe unë jam shumë me fat dhe shumë mirënjohëse për këtë gjë, jo vetëm nga një shtet por nga e gjithë bota. Fati juaj është shkruar për ju. Dhe fati im ishte ky”.
“Unë isha në gjendje të sjellë lumturi në vendin tim, pasi u shpalla Miss Universe për vetëm pak minuta…”, vazhdoi Adriadna. “Unë gjithashtu dua ta përgëzoj shtetin e Filipineve për çmimin. Jeta vazhdon dhe në të ardhmen ne mund ta kuptojmë se pse gjërat kanë ndodhur ashtu siç ndodhën. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, dashurinë dhe mirësinë tuaj”.
Adriadna të njëjtin shkrim e ka postuar edhe në spanjisht.
Vetëm dy ditë më parë, ajo u shpall gabimisht si fituese e konkusit Miss Universe, por pas disa minutave asaj i është thënë se në fakt është e dyta.