Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, është plagosur me plumb gome në fytyrë.
Kështu ka njoftuar me një shkrim në Facebook, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi, njofton Klan Kosova.
“Mbi 100 të arrestuar. Janë përdorur armë nga policia, të lënduar e të plagosur shumë aktivistë, ndër ta plagosur në fytyrë me plumb gome zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, përgjakur baca Gani Krasniqi, plagosur ish-avokati i popullit Sami Kurteshi, rrahur dhjetëra vajza e djem, më trimat”.
“Ky është çmimi i Zajednicës? Çmim të rëndë po paguan kjo Qeveri vrasësish dhe kriminelësh. Nuk ka dhunë që na ndal”, ka shkruar Zaimi në Facebook.
klankosova.tv