John Legend e di shumë mirë se si ta bëjë Chrissy Teigen të lumtur.
36 vjeçari i ka dhuruar gruas së tij një dhuratë të hershme për krishtlindje, dhe ajo e ka postuar në Instagram për t’u lavdëruar.
Sipas asaj që pritet të bëhet nënë, rrota me djathë ka qenë në krye të listës së dëshirave të Chrissy dhe bashkëshorti i saj më në fund ia plotësoi.
“John më ka dhuruar ëndrrën e jetës sime për krishtlindje!”, ka shkruar ajo, transmeton Klan Kosova.