Ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola i cili do të largohet në fund të sezonit nga Bayern Munich, duket se do të bashkohet me Manchester Cityn.
Për të raportohet se nënshkrimin e parë që do ta bëjë do të jetë Luis Suarez i Barcelonës.
Çmimi i lartë prej 100 milionë funtave nuk do të jetë problem për drejtuesit e Citizens, që ta përmbushin kërkesën e Barcelonës vetëm për ta sjell atë në Etihad.
Bashkimi Suarez- Pep do të mund të jetë lehtë i arritshëm, pasi agjenti i tij është vëllai i Guardiolas, transmeton Klan Kosova.