Kryetari i FFK-së Fadil Vokrri ka thënë për Klan Kosovën se suspendimet e fundit me nga tetë vite të Blatter dhe Platini nuk do të kenë ndikim në pranimin e Kosovës, në FIFA dhe UEFA.
“Nuk është mirë që janë suspendu pasi është dëmtuar imazhi i futbollit në përgjithësi”.
Sa i përket pranimit të Kosovës në këto dy organizata, kjo mendoj se nuk do të ketë ndikim, pasi kjo nuk varet nga emra të përveçëm. Në kongresin e radhës pritet të merret vendimi për neve”, ka thënë Vokrri.
Ndërsa se kë do ta përkrahte FFK për pozitën e presidentit të FIFA-së, Vokkri është përgjigjur se ende nuk kemi kandidatë të shpallur zyrtarisht.
Sipas Vokrrit ky është vetëm vendimi i parë dhe pret se të dy do të përdorin të gjitha masat për të kundërshtuar këtë suspendim.
Pra për zëvendësuesit e tyre Vokrri i ka thënë Klan Kosovës se nuk mund të flitet, duhet të presin për hapat tjerë, pra deri në shpalljen e kandidaturave, njofton Klan Kosova.