Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se ai nuk do t’i braktisë rusët që jetojnë në pjesën juglindore të Ukrainës, ku sipas tij veprojnë “nacionalistët” ukrainas.
Mëtutje, në një dokumentar, që do të transmetohet sonte më vonë, Putin tha se nacionalistët ukrainas paraqesin kërcënim për rustë etnikë dhe ukrainasit rusishtfolës në këtë rajon, njofton Radio Europa e Lirë.
Prej prillit të vitit 2014, kur ka filluar konflikti në pjesën lindore të Ukrainës , ndërmjet trupave qeveritare dhe kryengritësve të mbështetur nga Rusia, janë vrarë më se 9 mijë njerëz.
“Ne fillojmë vetëm prej një çështjeje, e cila është se ne nuk mund t’i lëmë të vetmuar njerëzit që jetojnë në juglindje të vendit, që nacionalistët t’i hanë ata”, tha Putin.
Sipas tij “asgjë të tepurar nuk ka në këtë qëndrim”.