Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Ronaldinho: Ac Milan është klub ndryshe nga të tjerët

$
0
0

Ish mesfushori sulmues i Milanit dhe ish-topi i artë i botës Ronaldinho ka përshkruar dashurinë e tij për klubin ku i kaloi tre vite.

35 vjeçari e shijoi udhëheqjen nga Silvio Berlusconi dhe Adriano Galliani gjatë kohës kur ai ishte në San Siro.

“Me kujtohet kur e lash Milanin, kisha shans të bashkohem me Flamengon i cili ishte klubi që ëndërroja dhe nuk mund ta humbisja shansin të luaja në Copa Libertadores, e gjitha ndodhi shumë shpejt,” ka thënë Ronaldinho për La Gazzetta dello Sport.

“Milani ishte vërtet special si klub dhe i ndryshëm nga të tjerët.”

“Berlusconi dhe Galliani ishin si baballarë për mua”

“Me të vërtet më mungon Italia, me mungon Milani por gjithashtu më mungon edhe Parisi e Barcelona.”

Ronaldinho ka bërë 76 paraqitje në Serie A dhe shënoi 19 gola për rosonerët dhe ishte pjesë e skuadrës e cila fitoi Skudeton në stinorin 2010-2011.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>