Aktorja Emily Blunt e ka bërë paraqitjen e saj të parë në tepihun e kuq që kur lindi fëmijën e saj të dytë me 20 qershor.
Bukuroshja ishte krah për krahu me burrin e saj, John Krasinski në premierën e filmit të tij The Hollars të enjten en Manhattan.
Krasinksi, së fundmi ka thënë se vajzat e tyre – Haze 2 vjeçe dhe Violet 2 muajshe do të ndihen shumë krenare që nëna e tyre do të luaj në Marry Poppins Returns.
“Nuk mund të pres derisa të ndodhë. Do të jetë shumë interesant ta shoh gruan time në atë rol”.
“Por më e rëndësishmja është që vajzat e mija do të jenë shumë të kënaqura pasi që nëna e tyre do të luaj rolin e Mary Poppins. Kush mund ta bëjë atë? Unë jo. Dorëzohem”, kishte thënë Krasinski.