Gratë e punësuara në provincën Ningxia në veri të Kinës, së shpejti do të mund të marrin dy ditë pushim për ciklin menstrual, nëse kanë dhimbje nga periodat, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
Qeveria lokale e kësaj province, ka thënë se politika e pushimit menstrual do t’i përmirësonte kushtet për gratë që punojnë.
Punëdhënësit do të dënohen nëse nuk veprojnë sipas udhëzimeve të reja, të cilat po ashtu përfshijnë masa për mbrojtjen e punëtoreve femra të cilat janë shtatzënë apo sapo kanë lindur foshnjat.
Ningxia nuk është e para pjesë e Kinës që ua garanton grave ditët e pushimit kur janë me perioda, për shkak se kjo e drejtë ju njihet edhe grave të provincës Shanxi dhe Hubei.