Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38389

Kur vëllai i vdekur “merr pjesë” në dasmën e motrës

$
0
0

Një nuse që humbi vëllain e saj pak javë para se të martohej, e bëri atë “pjesë” të dasmës me anë të fotografive.

Vëllai i Catherine Carter, Shaun, vdiq në maj të këtij viti në një aksident dhe ajo u martua në  korrik, transmeton Klan Kosova.

Ajo i bëri një kërkesë jo fort të zakonshëm fotografit të saj. Catherine dëshironte që vëllai i saj të ishte pjesë e fotosesionit.

Në fotografi mund të vihet re, Chatherine e cila pozon së bashku me nënën dhe njerkun e saj dhe prapa si në hije mund të vihet re Shaun që duket sikur i ka përqafuar.

“Kur e pash në fotografi nuk mund të ndaloja duke qarë”.

“Dëshiroja shumë që ta kisha atë në fotografitë e mia. Ai supozohej që duhej të ishte në dasmë, prandaj me anë të fotografive e bëra edhe atë pjesë të dasmës”, ka thënë Carter.

Kurse fotografi që i krijoi këto fotografi, Rachel, në fillim nuk dëshironte t’ia tregonte asaj fare fotografitë, pasi që frikësohej se do e pikëllonin shumë.

“Ajo më kërkoi që ta fusja e vëllain e saj brenda në fotografi. E paralajmërove që janë shumë prekëse dhe nëse prapë do dëshironte t’i shihnte. Ajo pranoi, por kur më telefonoi pasi i kishte parë ajo po qante”.

Që kur janë postuar këto fotografi në Facebook janë pëlqyer me mijëra herë.

Catherine Flower and Shaun Carter

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38389


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>