Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38388

Bodybuilderja 80 vjeçare (FOTO)

$
0
0

Shumë persona e mendojnë e e rimendojnë që të shkojnë në palestër, e shpeshëherë ato mbesin thjeshtë plane që nuk realizohen asnjëherë.

E nëse ende jeni duke menduar, atëherë duhet ta shikoni gruan më të moshuar që merret me bodybuilding, transmeton Klan Kosova.

Ernestine Shephered sot feston ditëlindjen e 80-të dhe ende jo vetëm që nuk i ka lënë ushtrimet, por ajo vazhdon të merr pjesë nëpër gara dhe maratona.

Ndonëse është 80 vjeçe trupi i saj duket si i një 20 vjeçare.

Edhe Ernestine ka thënë se shumicën e jetës së saj nuk kishte ushtruar asnjëherë dhe ishte një person aspak aktiv. Ajo filloi që të ushtrojë në moshën 56 vjeçe, së bashku me motrën e saj.

Të dyja ranë në dashuri me ushtrimet dhe filluan që të marrin pjesë nëpër gara.

Në vitin 2010, ajo hyri në Librin e Rekordeve Guinness si bodybuilder më e vjetër në botë.

Dita e saj fillon shumë ama shumë herët.

Ajo zgjohet në ora 3 ku fillon meditimi e më pas bënë joga. Në ora 8 ajo fillon të bëjë ushtrime, por ajo nuk qëndron asnjëherë më shumë zgjuar se sa deri në ora 22:00.

Dieta e saj përbën oriz, pulë, gështenja, drithëra, vezë dhe ujë sa më shumë që të jetë e mundur.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38388


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>