Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Albin Kurti dërgohet te Pallati i Drejtësisë

$
0
0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti, si dhe anëtarët e tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, janë dërguar në Prokurorinë Themelore të Kosovës, në Pallatin e Drejtësisë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për KALLXO.com, Hamdi Ibrahimi, kryetar i Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Ai tha se ende nuk kanë pranuar ndonjë kërkesë për caktim të masës së sigurisë nga Prokuroria, dhe të arrestuarit ende nuk kanë arritur në Gjykatën Themelore.

“Ne jemi në pritje të kërkesës nga ana e Prokurorisë, nuk e di a mund të bëhet ajo sonte, nesër apo në ditët në vazhdim”, thotë Ibrahimi.

KALLXO.com ka siguruar pamje të momentit kur Kurti është sjellë në Pallatin e Drejtësisë pasi është arrestuar në selinë e partisë së tij, Vetëvendosjes.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>